Pronar i ri edhe më i pasur për Milanin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Maj 2022, 14:36
Bëhet telenovelë çështja e shitjes së Milanit. Kur u mendua se Fondi Elliot do t'ia shiste klubin kuqezi firmës nga Bahreini për 1.18 miliardë euro, në skenë del një tjetër fond amerikan madje në ”pole position" krahasuar me miliarderët nga Lindja e Mesme.
RedBird quhet fondi i ri që synon të privatizojë Milanin me vlerën 1.3 miliardë dhe Elliot duket se ka pranuar ofertën e re, duke zgjedhur edhe rreth120 milionë më shumë.
Zyrtarizimi, nëse do rë ketë marrëveshje,do të bëhet menjëherë pasi çështja titull të jetë mbyllur përfundimisht.
