Feynoord, Senesi i emocionuar për finalen e Tiranës

Tirana është kulmi i karrierës së kapitnit të Feynoord, Marcos Senesi. Italo-argjentinasi flet nga Portugalia ku skuadra po zhvillon një minifazë përgatitore, duke theksuar se 25 maji do të jetë një moment magjik për të dhe klubin nga Rotterdami.

"Është një kupë e re dhe ne duam të bëjmë histori. Për mua është finalja e parë që do të luaj dhe shpresoj ta fitoj. Kemi ardhur në Portugali për të bërë fazë të shkurtër përgatitore dhe ky mund të jetë një avantazh për ne. Gjithsesi, dua të theksoj se Roma do të arrijë me një ritëm më të lartë sepse po luan ndeshje të rëndësishme".