Roboti mund Leo Messi-n. Shikoni se si argjentinasi dorëzohet përballë makinës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Maj 2022, 20:55
Makineritë apo robotët janë më të aftë për të bërë gjëra që njerëzit nuk arrijnë.
Në Lindjen e Mesme na japin një shembull të thjeshtë për ta vërtetuar këtë teori dhe këtë e kanë bërë me një protagonist absolut të skenës së futbollit botëror.
Lionel Messi është vendosur përballë një roboti që përballë numrit 10 më të mirë të dekadave të fundit, nuk iu tremb qerpiku, madje ia “la në derë” 7 Topat e Artë sulmuesit argjentinas.
Roboti arriti t’i priste një penallti “pleshtit” duke i dhënë një leksion të qartë se në botën e makinerive nuk ka fenomenë.
