Balaj gjen rrjetën e katërt me Boluspor në Turqi (Video)

E mbyll me gol Bekim Balaj sezonin në Ligën e Dytë të Turqisë. Bomberi kuqezi gjeti rrugën e rrjetës në pjesën e parë për të zhbllokuar rezultatin e ndeshjes Bolusbor-Altindoru.

Ky është goli i katërt sezonal i shkodranit me fanellën e Boluspor që ka siguruar qëndrimin në Ligën e Dytë por nuk arrin zonën play-off të ndeshjeve për Ligën e Parë.