Atletja gjermane që çmend Neymar dhe Halaand... (Foto)
Gjermane, e talentuar dhe simpatike. Quhet Alica Schmidt dhe cilësohet si atletja më sensuale e planetit. Ajo sigurisht që ka përfituar nga avantazhet që i ka dhënë natyra, duke bërë një marketing perfekt pasi e ka shfrytëzuar shumë mirë sportin.
Së fundmi ka publikuar një foto në krah të Neymar gjatë një vizite të brazilianit në Berlin, por ajo nuk humbet pothuajse asnjëherë rastin për t’u shfaqur në krah të sportistëve më të klikuar të rrjeteve sociale.

23-vjeçarja e specializuar në garën e 400 metrave, nuk u përzgjodh për Olimpiadën Tokio 2020 por ky fakt nuk e demoralizoi, pasi ajo e shfrytëzoi kohën e lirë për të rritur imazhin në botën virtuale.

Shfaqet shpesh herë në ekran dhe rrjetet sociale e deri tek faqet e para të revistave prestigjoze por jo vetëm kaq, prej kohësh është përfolur edhe për një histori pasioni me Erling Halaand.

Alica është shpallur nënkampione Europe U-20 në vitin 2017 në staferën 4x400.
