Provimi i Suarez, dënohen me burg 7 të akuzuar në Itali
Çështja penale e skandalit që lidhet me provimin e italishtes së Luis Suarez, merr një lërgjigje të rëndësishme juridike.
Një pjesë e madhe e të akuzuarve nga Prokuroria e Monzas për manipulimin e rezultatit të provimit në departamentin e gjuhëve të huaja në Universitetin e Perugias, u shpallën fajtorë.
Sipas gjykatës, personat e akuzuar u implikuan në çështjen ku sulmuesi duhej të jepte provimin e italishtes dhe më pas të merrte pasaportën italiane për të nënshkruar me Juvenusin.
4 vite e 8 muaj eshtë dënimi më i lartë që shkon për një përfaqësues ligjor emri i të cilit nuk është bërë i ditur ndersa me 2 vjet e 8 muaj janë dënuar njerëzit qe korrigjuan tezën.
4 persona të tjerë kane rezultuar të implikuar ndërsa lojtari dhe klubi i Juventusit ia kanë hedhur paq.
