Nga fanella e Kombëtares së Francës në burg 5 vitet e ardhshme për plagosje me armë

Mund të ishte bërë një yll futbolli por në një çast të jetës zgjodhi rrugën e gabuar në kryqëzim. Tony Vairelles është dënuar me 5 vjet heqje lirie për pjesëmarrje në një konflikt të armatosur të regjistruar 11 vite më parë.
Ish-lojtari francez që numëron edhe 8 ndeshje me fanellën e kombëtares “Les Blues”, u shpall fajtor pasi të gjitha provat vërtetuan akuzat e prokurorisë. Ngjarja ka ndodhur në tetor të 2011-ës ku tre persona u plagosën në një lokal në lokalitetin Meurthe-et-Moselle.

Gjykata e Nancy dënoi edhe tre vëllezërit e tij për pjesëmarrje në këtë ngjarje, njërin prej tyre me 5 vjet ndërsa dy të tjerë me nga 3. Vairelles dhe vëllezërit e tij u rënduan në pozitën e tyre prej faktit që armën e kishin pa leje ndërsa ish-futbollisti ia drejtoi në fytyrë njërit prej të plagosurve
