FSHF zbulon emrin e skuadrës që do të ndeshet në miqësore me Shqipërinë
Edoardo Reja kërkoi dy ndeshje miqësore në datat e lira të qershorit dhe FSHF ka nisur punën për të kompletuar kalendarin e kuqezinjve në një muaj shumë impenjativ.
Në një komunikatë publike, institucioni kryesor i futbollit shqiptar bën me dije se një prej sfidave miqësore do të luhet me Kombëtaren e Estonisë në datën 13 qershor në orën 18:00 në stadiumin “Air Albania”.
Kjo është data e lirë kur Shqipëria ishte shortuar të luate me Rusinë por pas përjashtimit të kësaj skuadre nga UEFA dhe FIFA, datat mbetën të lira dhe kuqezinjtë kanë luksin të eksperimentojnë dhe të kursejnë energji tashmë që grupi i Ligës së Konferencës është reduktuar në tre skuadra ku përveç Shqipërisë bëjnë pjesë edhe Izraeli e Islanda. Kundër Estonisë, Shqipëria do të përballet për të katërtën herë në histori.
