Vendim historik/ Futboll, barazohen pagat e femrave dhe meshkujve në SHBA
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Maj 2022, 10:28
SHBA bëhet i pari vend në planet qe barazon pagat e lojtarëve meshkuj me femrat në futboll. Pas nje beteje të gjatë të nisur nga yjet e kombëtares, Morgan e Rapinoe, më në fund federata vendosi që të bëjë hapin e madh.
Administrata e Joe Biden e kishte vendosur si prioritet barazinë edhe në paga mes meshkujve e femrave që përfitonin vetëm 40 % te shumës së kolegëve.
Vendimi është marrë pasi rezultatet e femrave në SHBA janë dukshëm më të larta se ato të meshkujve. Hapa përpara në lidhje me ngushtimin e hendekut mes dy gjinive kanë bërë edhe Norvegjia, Australia dhe Holanda.
