"Paska qenë i etur” demokrati kërkesë Berishës: Jepi një post atij Alibeajt, të hapë e të mbyllë derën

Ish-kryeministri Sali Berisha ka vijuar fushatën për zgjedhjet për kreun e PD-së.

Ndërkohë një prej demoratëve i ka bërë një kërkesë të veçantë Berishës kur të vij në krye të PD-së.

Me nota ironie e humori, ai ka thënë që Enkelejd Alibeaj, t’i japë një post që t’i hapë dhe t’i mbyllë derën, ish-kryeministrit.

Demokrati: Këta janë ata që i zgjodhëm ne dhe me këta si do vejë puna?  Dhe ky Alibeaj që paska qenë i etur për një post, jemi një post atje të hapë dhe të mbyllë derën.

Tjetra ishte kjo komunizmi është shumë e keqe. Së më shumë e pret më shumë lëshon rrënjë. Ne e kemi te ura, sa kalon urën e Mifolit. Po të të kujtohet ty, eskorta jote pas kalit tim ka ardhur. Ata janë të rrezikshëm, komunizmi nuk ka din e iman, janë “putinas” ata. Demokratët i ka të gjithë jashtë shtetit. Kemi ngelur vetëm ne këtu.