Michel nga Tirana: Bisedat për anëtarësim duhet të nisin sa më shpejt, Shqipëria i ka përmbushur kushtet

Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel nënvizoi se duhet të japim energji të reja procesit të integrimit

 Charles MichelDuhet mënyra novative për të krijuar stimuj të ri për reformat dhe të përshpejtohet integrimi europian. Po bëjmë përshpejtimin e integrimit dhe të mos presim derisa të plotësohen tërësisht negociatat për anëtarësim.

Në qershor do të jetë takimi Shqipëria i ka përmbushur të gjitha kushtet për çeljen e negociatave për anëtarësim. Bisedat për anëtarësim duhet të nisin sa më shpejt të jetë e mundur”

Javët në vijim Presidenti i KiE i quajti kyçe dhe vlerësoi rolin e Shqipërisë në Këshillin Europian sidomos tani kur Rusia pushtoi Ukrainën. 

Charles Michel: "Ndërkohë që ne flasim Rusia vazhdon të sulmojë Ukrainën dhe ne vazhdojmë të rrisim presionin ekonomik si dhe mundësinë që ka Rusia të financojë luftën. Dua tju falenderoj për mvbështetjen dhe faleminderit për punën tuaj në arenën globale dhe në veçantë në KiE. Një partner i besueshëm dhe aleat i vërtetë."

Deklarata u bë sot në konferencën e përbashkët për shtyp mes presidentit të KiE dhe kryeministrit Edi Rama në Tiranë. Presidenti i KiE, Charles Michel ndodhet në Tiranë për vizitë zyrtare.