"Eshtë fantastike!" Rama mbështet vizionin e Macron për unionin e ri politik
Kryeministri Edi Rama deklaron se mbështet plotësisht vizionin e presidentit të Francës për unionin e ri politik
Edi Rama: Një komunitet i ri politik europian ku jo vetëm BE por dhe vende të tjera të jenë të përfshira. Përsa na takon ne jemi shumë më afër BE-së, nëse do të vijë dita që ne të jemi anëtarë të asociuar të BE-së I jep fund të gjitha teorive të konspiracionit dhe paranojave se BE po na mban larg dhe sdo të na fusë. Kjo është fantastike.
Sa i takon pjesës që ka të bëjë me Maqedoninë e Veriut.
Edi Rama: Ne jemi absolutisht në një linjë me KiE dhe deri në fund kur të kryet mbledhja e KiE ku jemi të ftuar të marrim pjesë dhe të mbyllet presidenca franceze shpresojmë që Bullgaria të hapë rrugën e për të dyja vendet të nisin negociatat. Nëse nuk ndodh ne do të ndryshojmë kursin”
Deklarata u bë sot në konferencën e përbashkët për shtyp mes presidentit të KiE dhe kryeministrit Edi Rama në Tiranë. Presidenti i KiE, Charles Michel ndodhet në Tiranë për vizitë zyrtare.
Edhe kreu i KiE parashtroi një tjetër alternative për Ballkanin Perendimor për të cilën ishte foliur dhe në Suedi.
Charles Michel: Dua t’ju tregoj një sekret. Përpara disa muajsh ne ishim të gjithë bashkë, Kryeministri dhe unë në Suedi, për një aktivitet shumë të rëndësishëm dhe shkëmbyem ide me njëri tjetrin dhe e bëjmë rregullisht këtë gjë dhe kryeministri më tha që sa e rëndësishme është që të përfshijmë dhe në nivel politik udhëheqësit, të gjithë, në mënyrë që t’i kemi sëbashku me 27 udhëheqësit e BE-së dhe unë e ndaj këtë mendim me të. Prandaj kjo është pjesë e asaj që po bëjmë që të zbatojmë pikërisht këtë lloj qasje, në mënyrë të menjëhershme, pa pritur aspak për një vendim përfundimtar për anëtarësimin në BE.
Një gjë tjetër shumë e rëndësishme, ju e dini dhe e kemi diskutuar dhe me kryeministrin sot, një ide që është shumë pranë e këtij koncepti që ne dëshirojmë të fillojmë sa më shpejt të jetë e mundur, e anëtarëve të asociuar. Pra ky është një objektiv i përafërt që ne dëshirojmë të kemi formatet e duhura, në mënyrë që të bashkëpunojmë me njëri – tjetrin, të njihemi më mirë me njëri-tjetrin, të kuptojmë gjithçka më mirë, të kuptojmë cilat janë mundësitë, vështirësitë e se si mund të kujdesemi për njëri tjetrin e kjo gjë më pëlqen. Pra ajo që u tha, të kujdesemi për njëri tjetrin, të jemi shumë konkret dhe operacional. Nuk dua të flas pa fund, por meqë ra fjala, unë e ritheksova mbështetjen time personale e të plotë për këto iniciativa dhe iniciativa e Ballkanit është një ide e rëndësishme për të bashkëpunuar me njëri tjetrin dhe që edhe ju sëbashku të kaloni gjithë ato sfida.
