Rama me presidentin e KE: Kemi bërë reformën në drejtësi, dje goditëm krimin e organizuar

Në konferencë me presidenti i Këshillit të Evropës, kryeministri Edi Rama u shpreh se në fokus të bisedës me tyre ka qenë edhe integrimi i Shqipërisë dhe Maqedonisë në BE.

Ai tha se Shqipëria ka ndërmarrë hapa si Reformën në Drejtësi dhe ka goditur një rrjet kriminal dhe ka vënë para drejtësisë të personat me lidhje të forta.

Rama: Besoj se tregon se procesi është në një nivel tjetër të bashkëjetesës mes unazës politike evropiane, si rezultat i një vullneti gjithnjë e më të shprehur nga ana e autoriteteve në Bruksel për të afruar më shumë Ballkanin Perëndimor drejt BE. Dëshiroj të theksoj se fronti i përbashkët është më i miri kundër së keqes, duke pasur parasysh konfliktin ushtarak në Ukrainë.

Folëm për angazhimet dhe për sfidat në raport me luftën, folëm patjetër për procesin në vigjilje të Këshillit Evropian, dihet që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë në axhendë, folëm për ecurinë për Ballkanin e Hapur, për të gjitha sfidat e rajonit dhe për reformat në vendin tonë, duke filluar nga reforma në Drejtësi, e ndoqëm edhe dje operacionin domethënës të policisë së shtetit, për të goditur një rrjet kriminal dhe për t’i dhënë ndoshta goditjen më të rëndësishme krimit të organizuar, ashtu sikundër vënien para drejtësisë të personave me lidhje të forta. Kemi hedhur hapa dhe me vende që prej kohësh i kanë çelur negociatat.