Tentoi të transportonte 4 sirianë me furgon, shpallet në kërkim 36-vjeçari
Policia e Vlorës ka shpallur në kërkim një 36-vjeçar pasi ka dhënë ndihmë sirianëve për të kaluar ilegalisht në vendin tonë.
Atij i janë gjendur në furgonin tip "Ford” në vendin e quajtur “Pylli", në Dhërmi, 4 shtetas sirianë.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Vlorë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, si dhe shpallën në kërkim shtetasin A. B., 36 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, pasi në vendin e quajtur “Pylli", në Dhërmi, në afërsi të furgonit tip "Ford", në pronësi të shtetasit A. B., janë gjendur 4 shtetas sirianë, të cilët rezultojnë të kenë hyrë ilegalisht në territorin e Republikës së Shqipërisë.” - njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
