Kush e zotëron Ajnshtajnin? Beteja për fytyrën më të famshme në botë
Falë një avokati të zgjuar nga Kalifornia, Albert Ajnshtajni ka fituar shumë më tepër pas vdekjes se kurrë në jetën e tij. Por a do të kishte dashur këtë shkencëtari i madh?
Albert Ajnshtajni vdiq në vitin 1955. Në nenin 13 të testamentit të tij të fundit, ai u zotua se "dorëshkrimet, të drejtat e autorit, të drejtat e botimit, honoraret ... dhe të gjitha pronat e tjera letrare"pas vdekjes së sekretares së tij, Helen Dukas, dhe bijës së njerkës, Margot Einstein, kalojnë në Universitetin Hebraik të Jerusalemit, një institucion që Ajnshtajni bashkëthemeloi në vitin 1918. Ajnshtajni nuk përmendi në testamentin e tij përdorimin e emrit ose ngjashmërisë së tij në libra, produkte ose reklama.
Sot, këto njihen si të drejta publiciteti, por në kohën kur Ajnshtajni po shkruante testamentin e tij, një koncept i tillë ligjor nuk ekzistonte. Kur Universiteti Hebraik mori kontrollin e pasurisë së Ajnshtajnit në 1982, megjithatë, të drejtat e publicitetit ishin bërë një fushë beteje e ashpër ligjore, me vlerë miliona dollarë çdo vit.
Në mesin e viteve 1980, universiteti filloi të kontrollonte se kush mund të përdorte emrin dhe fytyrën e Ajnshtajnit dhe me çfarë kostoje.
Nga viti 2006 deri në vitin 2017, ai u shfaq çdo vit në listën e Forbes të 10 figurave historike me fitime më të larta duke sjellë një mesatare prej 12.5 milion dollarë në vit në tarifat e liçencimit për Universitetin Hebraik, i cili është universiteti më i lartë në Izrael.
Prof Roger Schechter nga Shkolla Juridike e Universitetit George Washington e përshkruan ligjin rreth të drejtave të publicitetit pas vdekjes si "një rrëmujë e plotë". Ndërsa Brazili, Kanadaja, Franca, Gjermania dhe Meksika kanë ligje kombëtare që specifikojnë përkufizimin dhe kohëzgjatjen e të drejtave të publicitetit pas vdekjes, në SHBA ligji ndryshon midis shteteve.
Ndërkohë që avokatët debatojnë për errësirat e ligjit, Universiteti Hebraik vazhdon të përfitojë nga emri i Ajnshtajnit./The Guardian/

