Lavrov: Rusia tërhiqet nga Këshilli i Shteteve të Detit Baltik

Rusia ka njoftuar planet për t'u tërhequr nga Këshilli i Shteteve të Detit Baltik (CBSS).

Kjo vjen pas më shumë se dy muaj pasi forumi politik ndërqeveritar - i përbërë nga Danimarka, Estonia, Finlanda, Gjermania, Islanda, Letonia, Lituania, Norvegjia, Polonia, Suedia dhe Rusia - pezulloi Moskën në përgjigje të luftës në Ukrainë.

Sergei Lavrov, ministri i jashtëm i Rusisë, këmbënguli sot se Rusia kishte marrë vendimin për t'u larguar nga CBSS "në përgjigje të veprimeve armiqësore", të grupit për pezullimin dhe sanksionet e  ndryshme të vendosura ndaj Rusisë nga BE.

"Përfundimi i anëtarësimit në CBSS nuk do të ndikojë në praninë e Rusisë në rajon," tha Lavrov.

Ai akuzoi gjithashtu NATO-n dhe anëtarët e BE-së të CBSS se e kanë kthyer këshillin në "një instrument të politikës anti-ruse".