Shkon në varreza të varrosë motrën, vdes vetë

Një ngjarje e trishtë dhe e pazakontë ka ndodhur në Itali, ku një 65-vjeçar, ka humbur jetën sapo ka varrosur të motrën.

Mediat italiane, bëjnë me dije se ai vdiq mëngjesin e sotëm (17 maj) në rrugët e varrezave të Rotoli Antonino S. Palermo.

Mësohet se sapo kishte varrosur të motrën, i moshuari ishte ndalur në varreza për t'u lutur te varri i prindërve të tij. 

Papritur i ranë këmbët dhe përfundoi pa jetë në asfalt.