Parlamenti i Finlandës voton pro anëtarësimit në NATO

Parlamenti finlandez votoi me një shumicë shumë të madhe pro anëtarësimit në NATO, me 188 vota pro dhe 8 vota kundër.

Gjithashtu Ministrja e Jashtme suedeze, Ann Linde , në mëngjes nënshkroi kërkesën e Suedisë për anëtarësim në NATO.

Nënshkrimi përfaqëson hapin zyrtar të Stokholmit drejt anëtarësimit në Aleancë.

Presidenti amerikan Joe Biden do të presë të enjten në Shtëpinë e Bardhë kryeministren suedeze Magdalena Andersson dhe presidentin finlandez Sauli Niinisto.

Udhëheqësit do të diskutojnë aplikimet për anëtarësimin në NATO të Finlandës dhe Suedisë dhe sigurinë evropiane, si dhe bashkëpunimin në mbështetjen e Ukrainës.