Kalush Orchestra turne në Europë. Do të mbledhin fonde për Ukrainën
Nga Ora News Përditësimi i fundit 17 Maj 2022, 12:39
Grupi që përfaqësoi Ukrainën në Eurosong e që fitoi çmimin e parë ka njoftuar se do të nisë një turne në Europë për të mbledhur fonde për Ukrainën.
Fondet do të shkojnë për ndihma ushtarake e fondacionet e bamirësisë në Ukrainë.
Oleg Psyuk, një nga anëtarët e grupit tha se sëshpejti ata do të publikojnë në faqen e tyre në Instagram qytetet kudo të performojnë.
Sipas tij, grupi synon që të popullarizojë dhe gjuhën ukrainase e të promovojë kulturën e vendit të tij.
Ndërkohë menjëherë pas fitores së kupës në Eurosong, ata lajmëruan se do ta nxjerrin në ankand dhe do t'i dhurojnë të ardhurat për të mbështetur forcat ushtarake në Ukrainë.
