Vendimi i gjykatës: Ta quash një burrë 'tullac' në vendin e punës është ngacmim seksual

Tre anëtarë të gjykatës, i cili është një organ gjyqësor që shqyrton mosmarrëveshjet në vendin e punës, thanë se përdorimi i fjalës "tullac" si një fyerje, do të quhet si një ngacmim seksual.

Gjykata e krahasoi thirrjen e një burri tullac me komentin mbi madhësinë e gjoksit të një gruaje, bazuar në një rast të vitit 1995.

Vendimi, i publikuar të mërkurën, u mor për një rast ku fyerja pretendohej se ishte përdorur kundër Tony Finn, ndërsa ai punonte si elektricist për British Bung Manufacturing Company.

Finn kishte punuar në kompaninë në Yorkshire në verilindje të Anglisë, për gati 24 vjet. Ai u shkarkua vitin e kaluar dhe në këtë rast ishin edhe rrethanat rreth shkarkimit të tij.

Finn pretendoi se ai u quajt një "tullac" dhe u kërcënua gjithashtu nga mbikëqyrësi i tij i turnit, Jamie King, në një mosmarrëveshje në korrik 2019.

Gjykata përcaktoi se përdorimi i kësaj fyerje ishte një "shkelje e dinjitetit të paditësit, krijoi një mjedis frikësues për të, ishte bërë për këtë qëllim dhe lidhej me seksin e paditësit".

Anëtarët e gjykatës sugjeruan gjithashtu se nuk ishte përdorimi i fjalëve fyese ajo që ishte çështja, ndërsa Finn gjithashtu u zbulua se përdorte një gjuhë të tillë në vendin e punës.

Finn do të marrë kompensim për vendimin e gjykatës, megjithëse shuma nuk ishte përcaktuar ende.