Sherr në plazh, dy persona zihen me njëri-tjetrin në ujë, shikoni videon
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Maj 2022, 15:50
Një përleshje ka ndodhur mes dy personave në plazhin Monache në Posillipo.
Video e cila është bërë virale është ndarë nga këshilltari rajonal të Europa Verde Francesco Emilio Borrelli.
Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme (16 maj) ku shihet se dy persona zihen me njëri tjetrin, aq sa rrezikojnë të mbyten në ujë.
Deri më tani nuk dihet shkaku u ngjarjes ndërsa Borrelli ka komentuar videon duket thënë: Imazhe brutale mes dy personave, madje rrezikojnë të mbyten. Një dhunë e paparë, ndërkohë njerëzit në sfond i nxisin që të godasin njëri-tjetrin.
Për ta është një spektakël normal dhe ndoshta edhe argëtues për ne është e gjitha e papranueshme. Ne jetojmë mes shpellarëve që rrihen për asgjë.
Shikoni videon

