Spanja do të lejojë vajzat mbi 16 vjeç të zgjedhin për abort

Spanja ka miratuar një projekt-ligj që do të heqw kërkesën që vajzat 16 dhe 17-vjeçare të kenë pëlqimin prindëror përpara se të ndërpresin shtatzëninë.

Projektligji i ri synon të reformojë një ligj të mëparshëm për abortin, të miratuar nga Partia Popullore konservatore në 2015.

Zëdhënësja e qeverisë Isabel Rodriguez tha se projektligji përfaqëson "një hap të ri përpara për demokracinë".

Gjithashtu nëse projektligji miratohet, Spanja do të bëhet vendi i parë në Evropë që u ofron punëtorëve të saj pushim menstrual me pagesë.

Në Spanjë, aborti vullnetar lejohet deri në javën e 14-të të shtatzënisë.

Ministrja e Barazisë Irene Montero tha se institucionet qeveritare duhet të "heqin tabutë, stigmat dhe fajin në lidhje me trupat e grave".