Agjensia Kombëtare Italiane hap llogari bankare në rubla për pagesën e gazit rus
Eni, agjensia kombëtare italiane e hidrokarbureve ka nisur praktikën e hapjes së dy llogarive bankare, një në euro e një në rubla për të blerë gazin rus.
Kjo procedurë ka ardhur pas modifikimeve të njëanshme të kontratave në fuqi nga ana e kompanisë ruse Gazprom Export.
Dy llogaritë bankare janë hapur pranë Gazprom Bank, e kompania italiane me një notë zyrtare sqaron se "hapja e tyre është e përkohëshme e në dakortësi me institucionet italiane, si dhe në respekt të kuadrit të sanksioneve ndërkombëtare."
Agjensia kombëtare italiane ka vendosur të nisë një Arbitrazh ndërkombëtare në bazë të ligjit suedez e siç është e vendosur në kontratat në fuqi, për të kontrastuar modifikimet e detyruara nga pala ruse.
Eni shpjegon gjithashtu se pagesa e gazit rus do të vazhdojë të jetë në euro, por brenda 48 orëve nga derdhja e pagesës, përmes një agjenti operativ pranë Bursës së Moskës, shuma do të kthehet në rubla, por pa përfshirjen e Bankës Qëndrore, ruse e cila është dhe objekt i sanksioneve që Bashkimi Europian ka ndërmarrë ndaj Rusisë e luftës së saj në Ukrainë.
