PREKESE/ Tetëmbëdhjetë vjeçari ukrainas rrit katër vëllezërit e motrat pas humbjes së nënës nga bombardimet

Kjo është historia e trishtë e një 18 vjeçari, i cili po kujdeset për vëllezërit dhe motrat e tij pas humbjes së nënës gjatë bombardimeve.

Ndërsa po merrte furnizimet, 18 vjeçari Viacheslav Yalov dhe nëna e tij u goditën nga bombardimet.

Djali u përpoq të shpëtonte nënën e tij, por për shkak të plagëve të marra, ajo humbi jetën duke i lënë atij përgjegjësinë të kujdesej për vëllezërit e motrat e tij.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

"Për disa sekonda humba vetëdijen, pastaj pashë nënën time të shtrirë në tokë. Ju afrova dhe më tha " Jam mirë". U përpoqa shumë ta shpëtoja, por kuptova që kishte shumë vështirësi të merrte frymë. Shkova të kërkoja për ndihmë, por skishte asnjë", rrëfen Yalov mes lotëve.

Djali qëndroi pranë trupit të së ëmës për 5 orë me shpresën se ajo ishte gjallë e po të merrte frymë.

Pas humbjes së nënës ai u përball me një tjetër sfidë. Si do t'ua thonte motrave dhe vëllezërve?

"Nuk dija si t'ua thoja. Isha i mbuluar me gjak kur hyra në shtëpi, por ata e kuptuan vetë atë çfarë kishte ndodhur", tha ai.

PREKESE/ Tetëmbëdhjetë vjeçari ukrainas rrit katër

Historia e tij u bë mjaft virale në rrjet dhe shumë njerëz e ndalojnë atë në rrugë duke e mbështetur e ndihmuar sadopak. Tashmë ata jetojnë në Lviv, pasi shtëpia e tyre u shkatërrua.