Kaliforni/ Zbulohet tuneli i drogës i gjatë sa gjashtë fusha futbolli
Nga Ora News Përditësimi i fundit 17 Maj 2022, 09:05
Një tunel i gjatë sa 6 fusha futbolli është zbuluar të hënën, nga Meksika në Kaliforni.
Tuneli sekret kalonte nga Tijuana, Meksikë deri në një zonë industriale në Kalifoni dhe përmbante sisteme hekurudhore dhe ventilimi; energji elektrike dhe mure të përforcuara, thanë autoritetet.
Ata sekuestruan 800 kg kokainë, 75 kg meth dhe 1.6 kg heroinë.
Gjashtë persona të moshës 31-55 vjeç, të gjithë nga Kalifornia e jugut janë arrestuar.
Autoritetet amerikane thanë se nuk dihej se sa kohë kishte tuneli që funksiononte dhe sa ka qenë sasia e drogës që është transportuar në të.
Që nga 2006, autoritetet kanë gjetur 15 tunele të sofistikuara të përshtatura për transportimin e drogës në kufirin Kaliforni Meksikë.