Sarandë, një person shkon në spital me plagë thike në qafë

Një person ka shkuar i plagosur ditën e sotme në spitalin e Sarandës.

I plagosuri, Erlind Dumani 38 vjeç është paraqitur rreth orës 02.30 me plage në qafe, dyshohet i goditur me thikë ose kaçavidë.

Ngjarja mësohet të ketë ndodhur në lagjen nr.3, pranë vendit te quajtur “Plazhi Ri”.

I plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ai është mjekuar në spital dhe me pas është larguar.

"Më datë 15.05.2022, është paraqitur për ndihmë mjekësore në Spitalin e Sarandës shtetasi E. R.,  38 vjeç, banues në lagjen Nr. 2 Sarandë, pasi dyshohet se për motive të dobëta është konfliktuar me një shtetas tjetër." - njofton policia. 

Po punohet për identifikimin dhe kapjen e personit të përfshirë në konflikt.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.