Rusia do të ndërpresë furnizimin me energji elektrike në Finlandë
Rusia do të pezullojë furnizimet me energji elektrike në Finlandë nga ora 01:00 e së shtunës, tha furnizuesi, RAO Nordic, mes tensioneve në rritje mbi ofertën e H elsinkit për t'u bashkuar me NATO-n.
RAO Nordic është importues kryesor i energjisë elektrike nga Rusia në tregun nordik që ka përfaqësuar Inter RAO Group, kompaninë më të madhe ruse të energjisë, në Bashkimin Evropian që nga viti 2002.
RAO Nordic, tha në një deklaratë se ishte "detyruar të pezullonte importin e energjisë elektrike", duke filluar nga 14 maji.
"Kjo situatë është e jashtëzakonshme dhe ka ndodhur për herë të parë në mbi 20 vjet të historisë sonë tregtare."
RAO Nordic gjithashtu tha se energjia nga Rusia përbënte rreth 10% të konsumit total të energjisë në Finlandë, duke shtuar: "Importet e munguara mund të zëvendësohen në tregun e energjisë elektrike duke importuar më shumë energji elektrike nga Suedia dhe pjesërisht edhe nga prodhimi vendas".
Udhëheqësit finlandezë deklaruan dje se vendi duhet të aplikojë për t'u bashkuar me aleancën e NATO-s "pa vonesë". Në përgjigje, Kremlini tha se Rusia do ta shihte "padyshim" anëtarësimin finlandez si një kërcënim dhe Ministria e Jashtme e Rusisë tha se Moska "do të detyrohej të ndërmarrë hapa reciprokë, ushtarako-teknik dhe të tjerë"./The Guardian/