Një senator pengon miratimin e paketës 40 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën

Senatori republikan i Kentakit, Rand Paul sfidoi liderët e të dyja partive të enjten dhe shtyu miratimin e Senatit deri në javën e ardhshme për një shtesë prej 40 miliardë dollarësh për të ndihmuar Ukrainën dhe aleatët e saj të përballojnë pushtimin tre mujor të Rusisë.

Me Senatin gati për të debatuar dhe votuar mbi paketën e ndihmës ushtarake dhe ekonomike, Pali u mohoi udhëheqësve marrëveshjen unanime që duhej të merrej.

Masa dypartiake, e mbështetur nga presidenti Joe Biden, nënvizon vendosmërinë e SHBA-së për të përforcuar mbështetjen e saj për forcat më të mëdha të Ukrainës.

Legjislacioni është miratuar me shumicë dërrmuese nga Dhoma e Përfaqësuesve dhe ka mbështetje të fortë dypartiake në Senat.

Megjithatë, kundërshtimi i Palit ishte një rebelim kundër shokut të tij republikan nga Kentaki, udhëheqësi i pakicës në Senat, Mitch McConnell, i cili të enjten u kishte bërë thirrje "të dyja palëve" të ndihmonin të kalojë ky projektligj urgjent financimi.

Paul, një libertarian që shpesh kundërshton ndërhyrjen e SHBA-së jashtë vendit, tha se ai donte që një shtojcë të futej në projektligj, pa votim, që do të bënte që një inspektor i përgjithshëm të shqyrtonte shpenzimet e reja.

Paul, i cili kërkoi pa sukses nominimin presidencial të partisë së tij për vitin 2016, argumentoi se shpenzimet e shtuara ishin më shumë se shpenzimet e SHBA për shumë programe të brendshme, ishin të krahasueshme me të gjithë buxhetin e mbrojtjes të Rusisë dhe do të thellonin deficitet federale dhe do të përkeqësonin inflacionin.