Mediat: Putin është shumë i sëmurë nga kanceri, do operohet
Presidenti rus Vladimir Putin mund t’i nënshtrohet një operacioni për kancer.
Lajmin e kanë bërë me dije njerëz të afërt të Putin, të cilët thonë se presidenti rus është shumë i sëmurë pasi vuan nga malinjiteti hematologjik.
Sipas raportimit, lideri rus shoqërohet nga rojet e tij gjithë kohës në dalje publike në mënyrë që problemi i tij të kalojë pa u vënë re.
Dalja e lajmit do të shkaktonte trazira jo vetëm në Rusi, por dhe në komunitetit ndërkombëtar.
Sipas asaj që raportojnë mediat , presidenti rus kërkon me çdo kusht që të mos vihet re mungesa e tij dhe vendi i tij të jetë nën kontroll të plotë.
Mjekët e Putinit këmbëngulin që operacioni të kryhet sa më shpejt të jetë e mundur.
“Ora e operacionit tashmë është përcaktuar”, siç pretendon rrjeti rus, duke theksuar se procedura do të bëhet në agim, shkruan The Sun.
Sa i përket rikuperimit, Putinit mund t’i duhen dy deri në dhjetë ditë për t’u rikuperuar plotësisht, në mënyrë që të mund t’u kthehet detyrave të tij.

