Zelenski i gatshëm për negociata pa ndërmjetës me Putinin

 Zelenski i gatshëm për negociata pa ndërmjetës me Putinin

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka deklaruar se është gati të negociojë me homologun e tij rus Vladimir Putin pa ndërmjetës.

Deklaratën ai e ka bërë gjatë një interviste për kanalin televiziv italian Rai 1. Sipas presidentit ukrainas, tani negociatat po flasin për tërheqjen e Federatës Ruse në kufijtë e territoreve të pushtuara para 24 shkurtit.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Zelensky tha se kushti i vetëm që ai të negociojë direkt me Putinin, është dialogu pa ultimatume. Më tej presidenti ukrainas ka thënë simbolikisht se faza kur mund të zhvillohej dialog me Federatën ruse "me verën në tryezë" ka kaluar.

"Në këtë gotë nuk ka verë, por gjaku i popullit tonë," tha Zelenski. Ai shtoi se e kupton se pas çdo lufte vjen paqja dhe nëse ka një shans për t'i dhënë fund luftës me dialog, ai duhet të përdoret.

Ndërkohë luftimet në Ukrainë vazhduan në ditën e 79. Trupat ruse nisën një sulm raketor në qytetin Dergachi pranë Kharkiv duke vendosur në objektiv Shtëpinë e Kulturës, në të cilën ndodhej një qendër humanitare.

Këshilli i Qytetit Dergaçev në faqen e tij në Facebook njoftoi se ka pasur një goditje raketore e cila ka ndërprerë ndihmën humanitare në zonë.

Shtabi i forcave të armatosura të Ukrainës ka njoftuar se gjatë ditës së kaluar në rajonet Donetsk dhe Luhansk, trupat ruse bombarduan 32 vendbanime. Në 24 orët e fundit, ushtria ruse shkatërroi 26 ndërtesa banimi dhe dëmtoi 25 struktura civile ku pesë persona janë vrarë dhe 12 të tjerë janë plagosur.