Përleshje në funeralin e gazetares që u vra nga izraelitët, goditet arkivoli i së ndjerës

Përleshje dhe dhunë ka pasur në funeralin e gazetares Shireen Abu Aqla, e cila u vra pak ditë më parë në rrethana të paqarta në Bregun Perëndimor të okupuar.

Mediat e huaja bëjnë me dije se arkivoli i saj u godit ndërsa policia izraelite dhe palestinezët u përleshën me njëri-tjetrin.

Abu Aqla, i cili punonte për Al Jazeera, u qëllua për vdekje të mërkurën (11 Majt) teksa raportonte për një operacion izraelit.

Autoriteti Palestinez dhe Al Jazeera pretenduan se Abu Aqla u qëllua për vdekje nga forcat izraelite, ndërsa Izraeli tha se nuk ishte ende e mundur të përcaktohet se çfarë ndodhi dhe se ajo mund të ishte vrarë nga të shtënat palestineze.

Palestinezët refuzuan kërkesën e Izraelit për një hetim të përbashkët, duke thënë se nuk u besonin izraelitëve. Të dyja palët po kryejnë hetimet e tyre.