Një tjetër anije ruse fundoset në Ishullin e Gjarpërinjëve
Nga Ora News Përditësimi i fundit 13 Maj 2022, 09:36
Pamjet satelitore kanë shfaqur një tjetër anije ruse të fundosur pranë ishullit të Gjarpërinjëve. Ky ishull është nën kontrollin e Rusisë që në fillim të luftës dhe është kthyer në një fushëbetejë strategjike për Rusinë për të marrë Detin e Zi.
Imazhet e publikuara nga Maxar technologies tregojnë pasojat e atyre që u thanë se ishin sulme me raketa ndaj një anije ruse të klasit Serna pranë ishullit.
Zëdhënësi i administratës ushtarake rajonale të Odesës, Serhiy Bratchuk tha se kjo ishte anija e tretë ruse që fundoset pas anijes Moskva që lundroi në këtë ishull dhe anijes Vsevolod Bobrov që u përfshi nga flakët të enjten.
Pamjet treguan gjithashtu dhe për shkatërrimin e ndërtesave në ishull.
