Lideri danez i ekstremit të djathtë djeg Kur’an-in nën mbrojtjen e policisë

Lideri i partisë daneze të ekstremit të djathtë “Stram Kurs” dogji një kopje tjetër të librit të shenjtë mysliman, Kur’an-it, të enjten nën mbrojtjen e policisë në Suedi.

Rasmus Paludan, i cili ka shtetësi të dyfishtë daneze dhe suedeze, kohët e fundit ka djegur kopje të Kur’anit në rajonet Frölunda, Boras dhe Trollhättan të provincës jugperëndimore të Västergötland, të cilat janë të banuara nga myslimanë.

Rreth 100 oficerë policie si dhe 10 oficerë me rroba civile nga agjencia suedeze e inteligjencës SAPO kanë shoqëruar Paludan për ta mbrojtur atë nga kundër-demonstruesit.

Paludan e ka djegur librin e shenjtë në qytete të ndryshme të Danimarkës që nga viti 2017.

Ai vazhdoi provokimet e tij nën mbrojtjen e policisë gjatë muajit të shenjtë mysliman të Ramazanit të këtij viti pranë lagjeve dhe xhamive të banuara nga myslimanët.

Trazirat shpërthyen në qytetet Malmo, Norrkoping dhe Jonkoping si dhe në kryeqytetin Stokholm, duke lënë të dëmtuara 125 automjete policie dhe 34 oficerë të plagosur, ndërsa 13 persona u arrestuan.