Policia kufitare gjermane arreston negociatorin e bisedimeve të BE-së me Iranin

Policia gjermane ditën e sotme arrestoi në aeroportin e Frankfurtit teksa po udhëtonte për në Bruksel nga Irani, Enrique Mora, zyrtari më i lartë i BE-së, i cili ka qenë duke koordinuar bisedimet për ringjalljen e marrëveshjes bërthamore të Iranit.

Mora, i cili mban një pasaportë diplomatike spanjolle dhe ka qenë drejtuesi i BE-së për negociatat me Iranin, u arrestua së bashku me ambasadorin e BE-së në OKB në Vjenë, Stephan Klement dhe Bruno Scholl, kreun e Task Forcës së BE-së për Iranin. Të tre u liruan. I gjithë incidenti ka zgjatur rreth një orë e 20 minuta.

“U mbajta nga policia gjermane në aeroportin e Francfortit në rrugën time për në Bruksel, duke u kthyer nga Teherani. Asnjë shpjegim i vetëm”, shkroi Mora në Twitter.

Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell reagoi duke thënë: “Ai është rrugës, çështja ka marrë fund. Ai mori avionin dhe po udhëton sipas programit të tij”.

 Një zëdhënës i ministrisë së brendshme gjermane tha se policia federale e vendit po shqyrtonte çështjen.

Enrique Mora është një ish-diplomat spanjoll që ka koordinuar bisedimet me Iranin mbi ringjalljen e Planit të Përbashkët Gjithëpërfshirës të Veprimit, e njohur si marrëveshja historike bërthamore./Thenationalnews/