Kancelari gjerman telefonon Putin dhe i bën thirrje për armëpushim në Ukrainë

Kancelari gjerman Olaf Scholz në një bisedë telefonike me presidentin rus Vladimir Putin bëri thirrje për një armëpushim.

"Unë thashë se duhet të ketë një armëpushim sa më shpejt të jetë e mundur" dhe se "pretendimi se nazistët sundojnë në Ukrainë është i gabuar", shkruan kancelari gjerman në një postimi në Twitter.

Në bisedën telefonike, presidenti rus dyshohet se i tha kancelarit se Ukraina po bllokon negociatat e paqes dhe argumentoi se civilët e bllokuar në fabrikën e çelikut Azovstal në Mariupol po mbahen peng nga forcat ukrainase./Rai news/