Video që nuk duhet humbur, qytetari në Kombinat vrapon me kalë në mes të rrugës bashkë me makinat
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Maj 2022, 14:09
E ndërsa çmimi i naftës është rritur ndjeshëm në vend dhe në botë, duket se disa persona kanë gjetur mënyra alternative për të lëvizur.
Kështu një qytetar ka vendosur që të ecë me kalin e tij në rrugë bashkë me makinat në zonën e kombinatit.
Ai e ka marrë kalin me galop dhe vrapon pas automjeteve, duke u bërë edhe burim aksidenti në këtë mënyrë.
