Nano për president? Berisha: Të mos t’ia prishim qetësinë, hedoniste që ka klimën e tij

Në një konferencë me gazetarët, ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se loja me kukulla duhet të marrë fund lidhur me opozitën.

Ai pyetur për figurën e Fatos Nanos si një kandidat për president, ai tha se nuk ia vlen t’ia prishës rehatinë Nanos.

Berisha: Problemi është se loja me kukullat duhet të marrë fund. Nëse e ndjek ti Ramën, ai është shpërfytyruar, sepse në skenë ka dalë opozita e vërtetë. Zhvillimi më kryesor është dalja e opozitës në skenë. Loja me kukullat e tij merr fund. Partitë e tjera janë të pavarura.

Pyetje: A do votonit emrin e Fatos Nanon?

Berisha: Unë mendoj që nuk ja vlen t’ia prishim privatësinë e tij. Ai është i akomoduar në rehatinë e tij, është një hedonist që ka klimën e tij dhe ta lëmë.