Berisha e firmos live: Mocion Ramës për qëndrimin që do mbajë nëse nuk hapet negociatat
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Maj 2022, 13:34
Ish-kryeministri Sali Berisha ka firmosur para kamerave një dokument që do t’i dorëzohet Kuvendit, për një mocion me debat me kryeministrin Edi Rama.
Mocioni ka të bëjë dhënie e shpjegimit nga ana e Ramës kundrejt shqiptarëve se kush është qëndrimi që ai do të mbajë nëse nuk hapen negociatat.
Berisha: Deputetet e opozitës kanë vendosur të paraqesin me urgjencë në parlament kërkesën për mocion me debat lidhur me kërcënimin që Rama bëri në Bruksel për ndryshimin e drejtimit nëse nuk hapen negociatat. Ajo çka unë ju informova dhe po e firmos këtu para jush, Edi Rama duhet të paraqitet para shqiptarëve se cili është drejtimi që mund ti japë vendit ai, përveçse drejtimit evropian.
