“Volare Tirana”, himni i tifozëve holandezë në finalen e 25 majit (Dëgjojeni)

Me afrimin e ditës së finales, nga Holanda dhe Italia do të vijnë përherë e më shumë lajme dhe të reja deri diku edhe të papritura që kanë lidhje me vendin tonë.

Tifozët e dy skuadrave janë në kërkim të një bilete avioni apo stadiumi por edhe në një proces njohjeje me Shqipërinë që do ta vizitojnë pas pak ditësh. Dikush mëson për historinë, dikush tjetër për gjeografinë apo prejardhjen e shqiptarëve por ka nga ata që i kushtojnë edhe këgë Tiranës.

Këngëtari holandez Kevin i grupit Stageline, mbështetës dhe tifoz i zjarrtë i Feynoord, ka përfituar nga rasti për të përshtatur tekstin e këngës së vjetër italiane “Volare” me një tekst të përshtatur për Tiranën. “Tirana, ohoooh” titullohet kënga që Kevin e ka publikuar në rrjetet sociale, dëgjojeni;