Arbitër rumun për finalen e Tiranës, në Champions "bilbil" shtëpie

 

Një arbitër rumun do të vendosë drejtësi në finalen e Conference League, Roma-Feynoord e planifikuar për t'u luajtur në 25 maj në Tiranë. 

Bëhet fjalë për 37-vjeçarin Istvan Kovacs, me stemë ndërkombëtare që prej 2010-ës. VAR-in do ta drejtojë gjermani Marco Fritz. 

UEFA ka vendosur gjithashtu edhe për emrat e tjerë të finaleve të këtij sezoni ku bie në sy ai i Champions League në Paris. Do të jetë francezi Clement Turpin njeriu kryesor në fushën e "Stade de France", ndërsa Europa League do të ketë "bilbil" kryesor sllovenin Slavko Vincic.

Arbitër rumun për finalen e Tiranës, në Champions