Watford i rrëmben trajnerin skuadrës me emrin “Pylli Jeshil”

Watford emëron në stol ish-trajnerin e klubit gjysmë-amator të Forest Green, Rob Edwards i cili do të marë drejtimin e skuadrës në sezonin e ri. Një vendim i papritur nga klubi i Championship që do t’ia besojë timonin drejtuesit të një skuadre që sapo fitoi titullin e Ligue Two, ose siç njihet ndryshe, divizioni i katërt i futbollit anglez.

Watford u rikthye pas disa vitesh këtë sezon në Championship pasi u mund nga Crystal Palace të dielën e kaluar dhe në një komunikatë zyrtare thekson:

“Rob ka një kontratë me Forest Green të cilën mund ta prishë në momentin që dëshiron për të diskutuar mundësi të tjera dhe ne mund të konfirmojmë me kënaqësi se i kemi finalizuar me sukses bisedimet sot”.

Gjithsesi, Forest Green ose siç mund të shqipërohet, “Pylli Jeshil”, nuk e ka përtypur dot largimin e trajnerit duke deklaruar se bisedimet mes Watford dhe Edwards janë zhvilluar pas krahëve të klubit dhe momentalisht nuk kanë asnjë kontratë të firmosur me Watford.

“E falënderojmë Robin për punën e bërë te Forest Green dhe e falim për mënyrën se si u largua duke i uruar gjithë të mirat”, thekson në komunikatë klubi modest.