Nurellari: Formati i negociatave me Serbinë duhet të jetë për gjithçka në tërësi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Maj 2022, 22:21
Në “Ora e Betit: në RTV Ora nga Beti Njuma, Adri Nurellari, Politolog u shpreh se formati i negociatave me Serbinë duhet të jetë për gjithçka në tërësi, jo i pjesëzuar.
Nurellari: Formati i negociatave duhet të jetë për gjithçka në tërësi, nuk ka kuptim një marrëveshje për armëpushim. Këto kanë qenë përpjekje populiste të Kurti për të marrë vota në zgjedhje lokale të tetorit që nuk pinë ujë.
Tani që nuk ka më zgjedhje para dhe kosto elektorale devijon nga pozitat e veta, sepse këtu duket burri i shtetit sepse kujdeset për brezat e ardhshme dhe jo për zgjedhjet e ardhshme.

