Bumçi: Pa rezistencën nga Ukraina, Rusia do të ishte më e fortë sot, Serbia më agresive
Në “Ora e Betit: në RTV Ora nga Beti Njuma, Aldo Bumçi, ish-ministër i Jashtëm u shpreh se jemi në një situatë pozitive të re në Evropë, që vjen për shkak të rezistencës së Ukrainës.
Ai tha se nëse nuk do të ishte kjo rezistencë, fuqia do të ishte do të kishte nxitur një serbi shumë agresive dhe një rusi nga pas.
Bumçi: Jemi në një situatë pozitive të re në Evropë, vjen për shkak të rezistencës së Ukrainës. Ne duhet tu jemi shumë mirënjohës atyre për atë rezistencë. Të imagjinojmë për një moment që në Ukrainë do të ndodhte ajo që parashikuan shërbimet inteligjente duke rënë brenda pak ditësh.
Fuqia e Rusisë do të kishte qenë e madhe dhe reagimi i Evropës do të kishte qenë i vakët sepse nuk do të kishte viktima. Ndërkohë që kjo do të kishte nxitur një serbi shumë agresive dhe një rusi nga pas. harta politika e Evropës do të ishte tjetër, duke u rikthyer në një luftë të ftohtë. Kjo situatë e re është në favorin tonë.
