Shameti: Me Serbinë nuk ka pasur dialog, Kurti vendosi 4 pika që nuk janë plotësuar akoma
Në “Ora e Betit: në RTV Ora nga Beti Njuma, Sokol Shameti, Gazetar u shpreh se me Serbinë nuk ka pasur dialog, por ka pasur rrethana subjektive.
Ai tha se Albin Kurti ka kërkuar 4 kërkesa lidhur me Serbinë për dialogun që nuk janë plotësuar, duke shtuar se ai ia ka vendosur kufirin te Thana.
Shameti: Me Serbinë nuk ka pasur dialog, por ka pasur rrethana subjektive. 4 kriteret që janë vendosur nga Albin Kurtit në qershor nga Albin Kurti nuk kanë marrë përgjigje. Ai vjet vendosi 4 pika në këtë dialog si provë e fleksibiliteti dhe qasjes konstruktive.
Pra ai shprehu dëshirë për zhvillim për paq, për barazi dhe për drejtësi. Këto kanë qenë kushtet për negociatat për dialogun serb. Qysh atëherë nuk ka pasur negociata. Serbia është një vend agresor dhe Kosova shkonte me kokë ulur në këtë negociata. Albini nuk ka gënjyer dhe as ka ndryshuar. Këtë vit i është vënë Serbisë kufiri te Thana.

