Rreziku nga melanoma, mjekët: Gratë dhe vajzat më të rrezikuara, kujdes nga rrezatimi!
Maji është muaji i ndërgjegjësimit ndaj melanomës. Është kanceri më i rrezikshmë i lëkurës dhe shkaktar kryesor ka ekspozimin e tepërt ndaj rrezeve të diellit. Mjekët thonë se diagnostikimi i hershëm shpëton jetë.
Melanoma është kanceri më i rrezikshëm i lëkurës. Mund të shfaqet në të gjitha pjesët e trupit dhe në të shumtën e rasteve krijohet nga nishanet ekzistuese.
Nëse këto nishane ndryshojnë madhësi apo ngjyrë atëherë ka vend për shqetësim.
"Është agresive. Prek lëkurën, mukozat, thonjtë. Në rast se shikojnë ndryshime në lëkurë, të ngjyrës, madhësisë ose të lëkurës, mukozave dhe thonjve duhet të bëjnë kontrollin periodik sidomos personat që kanë shumë nishane, që kanë në gjenetikën e tyre raste në familje të sëmurë me malanomë, kancer të lëkurës duhet të ketë patjetër kontakt me dermatologët."
Ekzistojnë faktorë të shumë të rrezikut, por ekspozimi i tepërt ndaj rrezeve të diellit është shkaktari më i shpeshtë i të gjitha formave të kancerit të lëkurës.
"Ne i edukojmë që të minimizojmë faktorët shpërthyes të melanomës si rrezatimi pa kriter, përdorimi i kremrave të diellit, përdorimi i veshjeve të bardha."
Maji është muaji i ndërgjegjësimit kundër melanomës, por pavarësisht rrezikshmërisë mjekët thonë se diagnostikimi në kohë shpëton jetë.
Vitet e fundit melanoma po shfaqet edhe tek popullata e re në moshë nga 25 deri më 44 vjet, e shumë rrallë edhe tek adoleshentët.

