Balliu: Me aq njerëz sa ka Alibeaj nuk bën dot as kalçeto, po ndihmon qeverinë dhe Ramën

Në “Drejt” na Luan Rama në RTV ora, ish-deputeti demokrat Klevis Balliu u shpreh se grupi parlamentar është legjitim dhe është i rëndësishëm për aq kohë sa funksionon.

Ai tha se aq njerëz sa mbledh Alibeaj nuk bën dot as kalçeto duke shtuar se ai është duke ndihmuar Edi Ramën dhe qeverinë.

Balliu: Sot baza më e bashkuar se dje. Grupi parlamentar është legjitim dhe është i rëndësishëm për aq kohë sa funksionon. Aq njerëz sa mbledh Alibeaj nuk bën dot as kalçeto. Kur e di që nuk ke votën dhe bazën pse duhet të vazhdosh?

E vetmja përgjigje është se do të ndihmosh palën tjetër, Edi Ramën dhe qeverinë. Bashkimi i demokratëve nuk bëhet pa aksion opozitar. PD ka vetëm një sfidë, rrëzimin e qeverisë.