Putin nis fjalimin në Ditën e Fitores në Moskë, falenderon ushtarët: Po luftoni për sigurinë e Rusisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Maj 2022, 09:33
Vladimir Putin ka nisur fjalimin në Ditën e Fitores në Moskë. Presidenti rus ka uruar fillimisht forcat për fitoren e Luftës së Dytë Botërore 77 vite më parë, dhe menjëherë iu referua Ukrainës, duke thënë:
“Është e njëjta gjë tani. Ju po luftoni për njerëzit tanë në Donbas, për sigurinë e atdheut tonë. Dita e fitores është afër zemrës së secilit prej nesh.
Nuk ka familje në Rusi që të mos ketë vujtuar nga lufta e madhe patriotike.Jemi krenarë për gjeneratën e fitimtarëve.”
