Anulohet parada ajrore ruse në Ditën e Fitores
Nga Ora News Përditësimi i fundit 9 Maj 2022, 09:43
Ministria ruse e Mbrojtjes e cila tha se pjesa ajrore e paradës mbi Sheshin e Kuq është anuluar.
Dmitry Peskov, zëdhënësi i Kremlinit ka fajësuar kushtet e motit për anulimin e saj.
Ishte planifikuar se 77 avionë do të fluturonin mbi Sheshin e Kuq në Moskë, me rastin e 77 vjetorit të fitores së Bashkimit Sovjetik ndaj Gjermanisë naziste.
"Midis këtyre avionëve do të jenë tetë avionë MiG-29 që do të fluturojnë në formacioni "Z", për të treguar mbështetjen ndaj forcave ruse që po luftojnë në Ukrainë", ka thënë Ministria.
Shkronja "Z" është kthyer në simbol të luftës, të cilin Rusia e cilëson si "operacion special ushtarak". Ky simbol është vendosur në shumicën e automjeteve ushtarake ruse që po operojnë në Ukrainë, sipas CNN.