Putin: NATO kërcënim për territorin tonë. Ushtria ruse po lufton për atdheun e saj

Presidenti rus dhe ushtria ruse kanë mbajtur një minutë heshtje për civilët dhe ushtarët e vrarë në Donbas gjatë të ashtuquajturit operacione speciale.

Lideri rus në fjalimin e shumëpritur nuk bëri tërheqje apo nuk shpalli ofensiva të reja për luftën në Ukrainë. Për të bindur edhe popullin rus, Putin luftën në Ukrainë në mënyrë të përsëritur, e krahasoi me sfidën me të cilën u përball Bashkimi Sovjetik kundër Adolf Hitlerit.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

"Dita e Fitores është e afërt dhe e mirëpritur për secilin prej jush. Nuk ka familje në Rusi që kjo luftë nuk do ta digjte. Ushtria ruse dhe milicitë në Donbas po luftojnë për njerëzit tanë dhe sigurinë e atdheun tonë. Sot ju po mbroni atë që baballarët, gjyshërit, stërgjyshërit luftuan për ta. Për ta, mirëqenia dhe siguria e atdheut kanë qenë gjithmonë kuptimi më i lartë i jetës. Dhe për ne, trashëgimtarët e tyre, përkushtimi ndaj Atdheut është vlera kryesore, shpresa dhe mbështetja e pavarësisë së Rusisë. Ata që dërrmuan nazizmin gjatë Luftës së Madhe Patriotike na treguan një shembull heroizmi për të gjitha kohërat. Ky është një brez fituesish", ka thënë Putin.

Kreu i Kremlinit edhe njëherë ia ka hedhur fajin NATO-s dhe Ukrainës për fillimin e konfliktit.

"Blloku i NATO -s filloi zhvillimin aktiv ushtarak të territoreve ngjitur me ne. Kështu, në mënyrë sistematike u krijua një kërcënim absolut i papranueshëm për ne, për më tepër, drejtpërdrejt në kufijtë tanë. Gjithçka tregonte se një përplasje me neo-nazistët, mbi të cilët u investuan Shtetet e Bashkuara dhe partnerët më të rinj, do të ishte e pashmangshme", është shprehur Putin.

Edhe pse inicioi një konflikt që shkaktoi anomali globale, Putin bëri thirrje për të shmangur një luftë tjetër botërore.

"Ne jemi krenarë për brezin e pamposhtur, trim të fitimtarëve, që jemi trashëgimtarët e tyre dhe është detyra jonë të ruajmë kujtimin e atyre që dërrmuan nazizmin, që na lanë amanet të jemi vigjilentë dhe të bëjmë gjithçka që tmerri i një lufte botërore të mos përsëritet", tha ai.