"Ne do fitojmë tani dhe më tej" Mesazhi i Zelenskit për 9 Maj
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Maj 2022, 10:06
Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski ka publikuar një video mesazh me rastin e 9 Majit, në Ditën e Fitores së Rusisë ndaj Gjermanisë Naziste, në Luftën e Dytë Botërore duke thënë se vendi i tij do ta fitojë luftën me Rusinë.
Ai theksoi gjithashtu se Ukraina nuk do t'i japë asnjë pjesë të tokës së saj Rusisë.
"Ne po luftojmë për jë fitore të re. Rruga drejt saj është e vështirë por nuk, ka dyshim se ne do të fitojmë", ka thënë Zelenski.
President of #Ukraine @ZelenskyyUa: “We won then. We will win now, too! And Khreshchatyk will see the parade of victory – the victory of Ukraine. Glory to Ukraine!” pic.twitter.com/339L7s6Faz
— MFA of Ukraine ???????? (@MFA_Ukraine) May 9, 2022